PSG-ja s’heq dorë nga Hernandezi

24 shtator 2021 | 12:16

Paris Saint-Germaini po insiston në transferimin e Theo Hernandezit pas paraqitjeve fantastike që po tregon te skuadra e Milanit.

Bëhet e ditur se Parisi është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë, që ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.

Theo ende nuk e ka pranuar ofertën e Milanit për ta firmosur kontratën e re dhe PSG-ja po e sheh si një mundësi të mirë për të siguruar shërbimet e tij. 23-vjeçari iu bashkua ekipit italian në vitin 2019 nga Real Madridi dhe këtë sezon ka një gol e dy asistime në të gjitha paraqitjet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati grek, Alexandros Mallias, në një opinion të publikuar në…