
PSG-ja shpëton nga humbja ndaj Realit
26 nëntor 2019
| 23:31
Real Madridi nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej dy golave për të arkëtuar pikët e plota ndaj PSG-së.
Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 2-2.
Karim Benzema shënoi dy gola për t’i dhënë epërsi të dyfishtë Realit. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit PSG-ja arriti të barazojë shifrat. Mbappe e Sarabia i siguruan një pikë ekipit francez.
Me këtë pikë PSG-ja kalon fazën e grupeve si lider i Grupit A me 13 pikë, derisa Reali në vendin e dytë ka tetë pikë.