PSG-ja suspendon Messin

02 maj 2023 | 21:11

Paris Saint-Germaini ka vendosur përfundimisht të marrë masa sanksionuese ndaj Lionel Messit.

Klubi francez ka vendosur të pezullojë argjentinasin për dy javë dhe me efekt të menjëhershëm, ka raportuar “RMC Sport”.

Ky vendim për suspendimin e Messit vije pasi ai bëri një udhëtim në Arabinë Saudite pa lejen e klubit.

Tani, 35-vjeçari do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të PSG-së. E para vjen kundër Troyes këtë të diel dhe e dyta kundër Ajaccio të shtunën, më 13 maj.

Lojtarët e PSG-së fillimisht nuk ishin menduar të stërviteshin të hënën, as të martën. Megjithatë, pas humbjes së të së dielës 3:1 ndaj Lorientit, dita e pushimit të së hënës u anulua, me lojtarët që u urdhëruan të dalin në “Camp des Loges” për stërvitje, me Messin që mungoi.

Fituesi i Kupës së Botës nuk mori leje nga klubi dhe kjo u shndërrua në një çështje serioze te PSG-ja, ku pastaj u vendos që të merren masa ndaj tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka bërë të…