PSG-ja synon edhe transferimin e Pogbas

08 korrik 2021 | 13:26

Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe pasi ka kompletuar katër afrime të bujshme Donnarumma, Wijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos do të provojë të sjellë në “parkun e princave” edhe mesfushorin Paul Pogba.

“L’Equipe” raporton se drejtuesit e PSG-së kanë folur me Mino Raiolën për mundësinë e transferimit të Pogbas në Francë dhe kanë marrë informacione nga ky i fundit se marrëveshja mund të mbyllet për shifrën e 80 milionë eurove, duke qenë se Manchester United dëshiron ta shesë këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

Ndërkohë nga PSG-ja pritet të largohen Rafinha, Icardi, Paredes, Sarabia, Herrera, Diallo, Kurzaëa dhe Kehrer.

Ramosi prezantohet te PSG-ja

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se kanë pranuar…