PSG-ja synon Guardiolën
19 dhjetor 2019
| 17:04
Paris Saint-Germaini ia ka vënë syrin trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Klubi francez e ka bërë spanjollin si trajnerin favorit për ta zëvendësuar Thomas Tuchelin për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez, “Le10 Sport”. Gjiganti parisien do të ndahet me Tuchelin nëse ky i fundit nuk e fiton Ligën e Kampionëve në fund të sezonit. Pronarët nga Katari e kanë në opsion edhe Xavi Hernandezin.
Por, edhe Massimiliano Allegri është në radarin e PSG-së. Sidoqoftë, Guardiola, i cili mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, është dëshira më e madhe e kampionit francez.