PSG-ja synon transferimin e Boatengun
14 prill 2019
| 15:29
Jerome Boateng do të përbëjë të shkuarën e Bayern Munchen, në fund të këtij sezoni. Gjermani ka që në vitin 2011, që është pjesë e “bavarezëve” dhe ka fituar gjithçka me këtë skuadër.
PSG-ja do të tentojë gjatë verës të rrëmbejë qendërmbrojtësin e Bayernit dhe të bëjë një repart difensiv “veteranësh”.
Sipas asaj që raporton “AZ”, PSG-ja do të bëjë një grup lojtarësh, të aftë të luajnë në nivelet e larta evropiane dhe të kenë eksperiencën për të fituar Ligën e Kampionëve. Mbetet për t’u parë nëse francezët do të arrijnë të parët te Boateng, apo do të parakalohen nga klub tjetër.