PSG-ja triumfon në Turqi
01 tetor 2019
| 22:55
Paris Saint-Germain ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, pasi e mposhti Galatasarayn në Turqi, me rezultat 0-1.
Golin e vetëm në ketë ndeshje e realizoi sulmuesi Mauro Icardi, në minutën e 52-të.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi me herët 2-2 luajtën Real Madridi dhe Club Brugge. PSG-ja vazhdon të jetë e para me 6 pikë, kurse Brugge ka dy pikë. Në dy vendet e fundit renditen Galatasaray dhe Reali me nga një pikë të grumbulluara.
/Epoka e re/