PSG-ja vazhdon serinë e fitoreve
Paris Saint Germain (PSG) ka fituar edhe ndeshjen e sotme ndaj Auxerre.
Kampioni në fuqi nuk di për humbje në 15 xhiro, teksa sot mposhtën 5:0 skuadrën e Auxerre.
Serinë e golave e ka hapur ylli i skuadrës, Kylian Mbappe.
Në minutën e 11-të pas një aksioni të mirë të PSG-së, francezi i ka dhuruar epërsinë ekipit të tij.
Pjesa e parë është konkretizuar me raste të tjera shënimi, por gola nuk solli.
Në 45 minutat e tjerë parisienët ishin të frikshëm, duke shënuar edhe katër herë të tjera.
Carlos Soler në minutën e 51-të dyfishoi epërsinë. Në minutën e 57-të ishte Achraf Hakimi që ka shënuar edhe golin e tretë për PSG-në.
Kurse për rezultatin 4:0 është përkujdesur Renato Sanchez. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit lideri i Ligue 1 ka shënuar sërish. Në minutën e 84-të, Ekitke ka vulosur rezultatin në 5:0.
Me fitoren e marrë sot parisienët pozicionohen në vendin e parë me 41 pikë. Auxerre pas xhiros së 15 gjenden në vendin e 15 me vetëm 13 pikë.