PSG-ja vendos ta blejë Icardin
12 nëntor 2019
| 13:59
Sulmuesit Mauro Icardi i kanë mjaftuar vetëm dhjetë ndeshje për të shënuar 9 gola, 5 në kampionat dhe 4 në Ligën e Kampionëve, por edhe për t’i fituar zemrat e tifozëve të Paris Saint Germainit dhe për të triumfuar në duel me Edinson Cavanin.
Icardi po kalon një çast të artë në karrierën e tij dhe, sipas medieve italiane, në fund të sezonit PSG-ja do të ushtrojë të drejtën e blerjes nga Interi për 70 milionë euro.