PSG lëshon fitoren nga duart, barazon me Strasbourgin
29 prill 2022
| 23:23
Në minutat shtesë Strasbourg arrinë të barazoi rezultatin kundër PSG-së, kjo fal golit të shënuar në minutën e 2-të shtesë nga Caci.
Paris Saint-Germaini, që siguroi titullin e kampionit javën e kaluar, ka barazuar sërish në Ligue 1.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, kampioni francez barazoi 3:3 në udhëtim te Strasbourgi, shkruan Gazeta Express.
Kevin Gameiro (3’), Marco Verratti (75’ – autogol) dhe Anthony Caci (90+2) shënuan golat për skuadrën vendase.
Kurse, Kylian Mbappe (23’, 68’) dhe Achraf Hakimi (64’) shënuan për parisienët.
PSG-ja me 79 pikë është në krye të tabelës, kurse Strasbourgi renditet i pesti me 75 pikë.