PShDK-ja i bashkohet LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit
02 shtator 2019
| 17:59
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PShDK), kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës.
Lajmin për “Klan Kosovën” e ka konfirmuar Emanuel Demaj, sekretar i përgjithshëm i PShDK-së.
Sipas Demaj, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës brenda listës së përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës do t’i ketë tre kandidatë.