Psikiatria dhe faturat

07 dhjetor 2023 | 08:25

Nga: Charles Bukowski
P
ërktheu: Fadil Bajraj

Mendoj se problemi midis psikiatrit dhe pacientit është se psikiatri i përmbahet librit, ndërsa pacienti ia mësyn psikiatrit për shkak të asaj që jeta i ka bërë atij apo asaj. Bile edhe pse libri mund të ketë njohuri të caktuara, faqet janë gjithmonë të njëjta në libër, dhe çdo pacient është paksa i ndryshëm. Ka shumë më tepër probleme individuale sesa faqe.

E ke të qartë?

Ka shumë njerëz të çmendur që e bëjnë këtë duke thënë: “Një grusht dollarë për një orë, kur të bjerë kjo zile, me ty kam mbaruar.” Sall kjo vaki do të çojë në çmenduri çdo person gati të çmendur.

Pacientët sapo kanë filluar të hapen dhe të ndihen mirë, kur psikiatri thotë: “Infermiere, thirre atë të terminit tjetër,” dhe nuk kanë haber se çfarë çmimesh kanë, që është gjithashtu jonormale.

Është goxha materialist i qelbur. Tipi punon për të ta nxirë jetën. Ai nuk është aty për t’ju shëruar. Ai kërkon paratë e veta. Kur të bjerë zilja, sillni “hajvanin” e radhës. E, tash ky farë “hajvani” i ndjeshëm do të kuptojë se kur të bjerë ajo zile, atij po i qihet nëna. Nuk ka asnjë kufizim kohor për të kuruar çmendurinë, dhe bile as faturë nuk ka për të. Shumica e psikiatërve që kam parë duken se janë vetë buzë çmendurisë!

Çka përfitojnë pacientët psikiatrikë?

S’përfitojnë send pos faturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artpolis organizon sot në sheshin "Zahir Pajaziti” marshin “Stop Femicidit!…