Psikologia Krasniqi: Greva ndikon te fëmijët, iu mungon socializimi

18 shtator 2022 | 14:26

Psikologia Albina Krasniqi ka thënë që greva e cila po vazhdon  tash e disa javë, ka ndikim tek fëmijët.

“Jemi të gjithë dëshmitarë që një prej sfidave kryesore ka qenë edhe ndërprerja e procesit mësimor dhe pastaj në një periudhë të mëvonshme kalimi në të mësuar online, përmes platformave të ndryshme. Në momentin që kur menduam që iu kemi rikthyer rutinave dhe përgjegjësive tona, po ballafaqohemi me diçka të re – që janë grevat.

“Në momentin kur përmenden shkollat, gjasat për të menduar për shkollën si një mjedis ku vetëm mësohet janë shumë të larta, por shkolla duhet të shihet përtej kësaj”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova.

Tutje Krasniqi ka thënë që shkolla nuk është vetëm një mjedis i të mësuarit.

“Shkolla nuk është vetëm një mjedis i të mësuarit. Është një mjedis ku zhvillon socializmin tek fëmijët dhe përjetohen emocione të ndryshme. Në raste të tilla – në pozitën në të cilën veç jemi, shumë fëmijë ndoshta nuk e kanë përkrahjen e duhur në shtëpi dhe shkolla është mjedisi ku ata e kanë ndjehen më së miri. Periudha në të cilën po kalojnë ka ndikim relativisht të madh sidomos tek fëmijët – pasi iu mungon pjesa e socializmit dhe mu pa me shokët dhe shoqet”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i grupit Imagine Dragons, Dan Reynolds, ka njoftuar se…