Megjithatë, thotë se paniku i tepërt ka pasoja për veten dhe shoqërinë.

Ajo thotë se institucionet shëndetësore duhet të jenë ato që sigurojnë qytetarët që do t’i trajtojnë me dinjitet nëse preken nga ky virus.

Psikologia thotë se ajo që është parë në rrjetet sociale se si italianët bëjnë muzikë në ballkone të banesave duhet të jetë shembull edhe për qytetarët e Kosovës se si kalohet situata pa panik.

“Duhet të kemi parasysh se nga paniku lirohet hormoni “kortizol” që dëmton sistemin tonë imunitar. E neve imuniteti na shërben për të luftuar sëmundjen”, tha ndër të tjera Antigona Qenaj.