Psikologia turke: Byreku ua ‘shkatërron’ trurin
19 shkurt 2019
| 16:49
Psikologia turke, Nejla Avci, ka bërë një deklaratë me të cilën i ka çuditur, por edhe frikësuar të gjithë.
Ajo ka thënë se byreku ndikon negativisht në zhvillimin e trurit. Këtë deklaratë, ajo e ka bërë gjatë seminarit me temë “Mungesë vëmendjeje të çrregullimit hiperaktiv”.
Më tej psikologia turke ka thënë se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke ndikuar negativisht në zhvillimin e trurit.
“Çdo lloj ushqimi si byreku apo pogaçja ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes. Byreku pengon zhvillimin e trurit. Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që jep, në mënyrë negative ndikon mbi trurin”, ka deklaruar ajo.