
PSV-ja e dëshiron Robbenin
19 qershor 2019
| 17:52
Arjen Robben është larguar nga Bayern Munchen, kurse ofertat në drejtim të tij janë të shumta.
Skuadra e fundit që është duke u interesuar për holandezin është PSV Einthoven, trajner i të cilëve është Mark Van Bommel, një ish-shok skuadre i sulmuesit holandez, tek Bayerni.
“Unë kam folur me atë, ai e di se ne do të donim ta kishim atë në skuadër, por ne duhet t’i japim atij kohë për të vendosur”, ka thënë Van Bommel.