PSV-ja shkarkon Van Bommelin

16 dhjetor 2019 | 15:10

PSV Eindhoveni e ka shkarkuar trajnerin Mark van Bommel. Vendimi i drejtuesve erdhi pas rezultateve të dobëta në këtë sezon.

Ndërsa humbja 3-1 me Feyenoordin në Roterdam ishte ajo që vendosi përfundimisht fatin e Van Bommelit.

“Rënia është shumë e madhe dhe e padenjë për PSV. Ndeshjet janë matësi më i mirë për punën e një trajneri, por procesi rreth tyre është gjithashtu vendimtar. Ne e monitorojmë këtë intensivisht. PSV është një klub ku ne përpiqemi të ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin. Kështu ka qenë edhe muajt e fundit. Interesi i klubit ka qenë gjithmonë parësor. Vlerësimi përfundimisht rezultoi në këtë vendim të dhimbshëm. Të gjithë kemi bërë gjithçka për ta kthyer situatën. Fatkeqësisht, nuk funksionoi”, ka thënë menaxheri i përgjithshëm i klubit holandez, Toon Gerbrands.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përgatitjeve teknike të bëra nga ana e Komunës e…