PTK-ja ia shkëput kontratën ‘Z-Mobile’-s më 30 korrik

24 qershor 2019 | 12:08

Punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës kanë mbajtur sot një protestë kundër vazhdimit të kontratës me operatorin “Z-Mobile”.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve Lamih Balaj është takuar me kryeshefin Bedri Istrefi ku ka njoftuar se është marrë vendim që kontrata me “Z-Mobile” të shkëputet më  30 korrik.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Istrefi, ndërsa sindikalistët në protestë kanë kërkuar nga Qeveria që ta përkrahin vendimin e PTK-së për shkëputje të kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka nuk arriti të kalon nënkampionen e botës, Guusje…