PTK-ja ia shkëputë zyrtarisht kontratën ‘Z Mobile’-s
30 korrik 2019
| 11:39
Telekomi i Kosovës e ka përmbyllur zyrtarisht kapitullin që i kushtoi humbje milionëshe me kompaninë ‘Z-Mobile’ të udhëhequr nga Blerim Devolli.
Për 10 vite të plota, sa zgjati kontrata e bashkëpunimit, kompania publike për pak sa nuk u përball me falimentim, derisa, nga Devollët u dërgua edhe te përmbaruesi për borxhin e arbitrazhit.
“Gazeta Express “, ka siguruar vendimin që është marrë dje nga Bordi i Drejtorëve.