Publicisti Greiçevci pasuron bibliotekën e “Epokës së re”
15 gusht 2021
| 13:55
Shkrimtari e publicisti, Riza Greiçevci, ia ka dhuruar sot bibliotekës së gazetës “Epoka e re” pesë ekzemplarë të veprave të botuar kohëve të fundit në lidhje me Gjykatën Speciale në Hagë.
Veprat i ka pranuar drejtori i gazetës Sadik Zeqiri, i cili ka falënderuar Greiçevcin në emër të “Epokës së re”, duke i uruar punë të palodhshme.
“Z. Greiçevci i urojmë që mos ta ndalë pendën e tij por të vazhdojë të shkruaj sa më shumë”, ka thënë Zeqiri.