Publicisti Mustafë Ismaili vizitoi komunën e Fushë Kosovës

08 qershor 2020 | 14:32

Publicisti dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Mustafë Ismaili, i cili jeton dhe vepron në Toronto të Kanadasë, ka vizituar të hënën Komunën e Fushë Kosovës, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Burim Berisha.

Ismaili është anëtar i shumë shoqatave të shkrimtarëve shqiptarë kudo nëpër botë. Ka të botuara poezi, romane, reportazhe dhe udhëpërshkrime, në gjuhën shqipe dhe angleze.

Në fund të këtij takimi Ismaili ia ka dorëzuar Berishës disa nga titujt e vepruarave të tij të publikuara në gjuhën shqipe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti italian i Moto GP, Dovizioso pritet që të vë…