Publicisti që shpifte kundër Pacollit shpallet fajtor nga Gjykata në Hamburg – kërkon falje që e lidhi me vrasjen e Vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zekës

18 janar 2025 | 15:12

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se drejtësia në Gjermani e ka dënuar Hajrullah Ternaven për shpifjet e shumta që ka bërë dhe për sulmet e akuzat ndaj tij.

Pacolli ka publikuar letrën e plotë ku Ternava i kërkon falje për të gjitha akuzat e bëra dhe lidhjen që e kishte bërë Pacollit me rastin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës.

Ai, së bashku me “gazetën” në mënyrë të vazhdueshme dhe jashtë çdo norme etike, profesionale e gazetareske ka shpifur dhe ka publikuar pretendime të trilluara, duke përdorur një gjuhë ofenduese e urrejtjeje dhe të padenjë. Nëpërmjet “shkrimeve” të tij të sajuara, ai ka tentuar të mashtrojë publikun, duke më akuzuar për çështje të ndryshme, madje edhe për vrasjen e Gervallës”, ka shkruar Pacolli.

Ish-presidenti kosovar ka thënë se marrë parasysh gjendjen socioale dhe psikologjike të Ternaves, ka vendosur që ta falë dhe të mos i kërkoj asgjë në këmbim.

Postimi i plotë:

Vetëm dy ditë më parë, në Hamburg, u përmbyll një proces gjyqësor ku “publicisti” Hajrullah Ternava u shpall fajtor për të gjitha pikat e padisë.

Prej vitesh, Hajrullah Ternava më kishte sulmuar në faqet e para të një të ashtuquajture gazete, “Kosova Sot”.

Ai, së bashku me “gazetën” në mënyrë të vazhdueshme dhe jashtë çdo norme etike, profesionale e gazetareske ka shpifur dhe ka publikuar pretendime të trilluara, duke përdorur një gjuhë ofenduese e urrejtjeje dhe të padenjë. Nëpërmjet “shkrimeve” të tij të sajuara, ai ka tentuar të mashtrojë publikun, duke më akuzuar për çështje të ndryshme, madje edhe për vrasjen e Gervallës.

Jam i lumtur që ky proces gjyqësor ( ne Gjermani) përfundoi me një verdikt që demaskon të gjitha shpifjet e tij ndaj meje ndër vite. Ky vendim gjyqësorë do të shërbej edhe si bazë për shpifjet e shpirtezinjeve tjere.

Duke qenë i vetëdijshëm për gjendjen psiko-ekonomike të Hajrullah Ternavës, E FALA, nuk kërkova asnjë kompensim monetar. Megjithatë, para Gjykatës, ai pranoi se shkrimet e tij nuk kishin asnjë deshmi, pa bazë etike, ligjore apo professionale dhe në të njëjtën seancë, me shkrim, kërkoi falje dhe garantoi se do të fshinte të gjithë artikujt e publikuar prej tij, të cilët përmbanin shpifje.

Dua të sqaroj se unë nuk e kam njohur kurrë Hajrullah Ternavën dhe heren e parë u takuam ne gjyq ne Hamburg.

Kerkim- falje

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar në spital bashkpartiakun…