Publikimi i emrave të UDB-ashëve shqiptar, Ermal Panduri: Po provojnë me më ndalë në plot mënyra
Gazetari dhe moderator i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka bërë të ditur se ka marr kërcënime të shumta nga njerëz të ndryshëm përshkak të publikimit të emrave të UDB-ashëve.
Kjo vije, pasi gazetari Panduri në emisionin e tij ka filluar të trajtojë një temë të ndjeshme dhe të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe emrat e bashkëpunëtorëve shqiptar të UDB-së.
Por, Panduri me një reagim tjetër ka thënë se kot e kanë pasi që nuk do të zmbrapset deri në përfundimin e këtij misioni.
Postimi i plotë:
“Po provojnë me më ndalë, në plot mënyra… Kot, as nuk zmbrapsem as nuk ndalem. Kurrë NUK MUNDENI me më lëndu, më shumë se rrëfimet që i kam dëgju në studio.. E për kërcënimet fizike… Trupi ish i fortë.. po tregojnë ish të burgosurit në Debat Plus”, ka shkruar ai.