Publikimi i shpenzimeve të avokatëve të Thaçit, Behramaj: Pse s’po i publikoni shpenzimet e Prindon Sadriut?

30 janar 2024 | 15:38

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të publikuar shpenzimet e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka bërë me dije se të dhënat e publikuar do të duhej të ishin informacione të klasifikuara për shkak të rëndësisë shtetërore.

Behramaj ka shkruar në “Facebook” se me kryeministrin Albin Kurti është ulur edhe niveli i klasifikimit të këtij dokumentacioni.

“Me sa nguti dhe ‘transparencë’ i publikon ministria e Albulena Haxhiut shpenzimet e avokatëve për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, të cilat do të duhej të ishin informacione të klasifikuara për shkak të rëndësisë shtetërore. Që të mund t’i përdorin dhe përmendin kështu, këta edhe aktet nënligjore i kanë ndryshuar për t’i publikuar shpenzimet individuale dhe jo shpenzimet në total, siç kanë qenë më herët. Po ashtu, me vendim të kryeministrit Kurti është ulur edhe niveli i klasifikimit”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar nga pushteti aktual që t’i publikon edhe shpenzimet e Prindon Sadriut, të cilat po i mbahen fshehur.

“Ndërsa, shpenzimet e Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Osmani, i mbajnë fshehur edhe pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila i gjobit dhe sërish nuk i bëjnë publike. Ata që janë në Hagë, familjet e tyre, familjet që sakrifikuan për këtë vend, do ta kalojnë edhe këtë sfidë. Por, shumë shpejt, disa do të mbesin përjetësisht të turpëruar!”, ka shkruar Behramaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se paralajmërimi…