Publikimi i statistikave për BQK-në (pasqyra dhe bilanci i gjendjes) 2023

15 shtator 2023 | 16:24

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi bilancin e gjendjes dhe pasqyrën e BQK-së: gusht 2023

(https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/).

Asetet e BQK-së në muajin gusht 2023  kanë shënuar rritje për 76.6 milionë euro. Vlera e aseteve të BQK-së më 31 gusht 2023 ishte rreth 1.9 miliardë euro. Rritjes së aseteve i ka kontribuar më së shumti rritja e depozitave nga bankat komerciale për (30.2 milionë), nga Trusti i Kursimeve Pensionale për (17.9 milionë), nga Qeveria qendrore (për 25.8 milionë), si dhe AKP-ja (për 0.5 milion).

Investimet e BQK-së jashtë vendi, në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë rritur për 30.8 milionë euro gjatë muajit gusht 2023. Investimet në depozita janë rritur për 60.5 milionë, kurse letrat me vlerë janë zvogëluar për 29.7 milionë euro, krahasuar me muajin korrik 2023. Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendi më 31 gusht 2023 ishte 1,135.1 miliardë euro.

Depozitat në BQK më 31 gusht 2023 ishin 1.5 miliardë, prej të cilëve 824.0 milionë janë nga Qeveria qendrore, 556.3 nga bankat komerciale dhe 163.6 AKP-ja. Kapitali i BQK-së më 31 gusht 2023 ishte 87.7 milionë euro.

Asetet rezervë në fund të muajit gusht 2023 shënuan vlerën 1,391.7 milionë euro e që janë për 61.3 milionë euro më ta larta se në muajin paraprak. Kësaj rritje i ka kontribuar rritja e parasë së gatshme dhe depozitat me jashtë për rreth 92.1 milionë euro.  Ndërsa investimet në letra jashtë kanë rënë për rreth 29.1 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
OKB ka deklaruar se situata humanitare në Ukrainë pritet të…