Publikohen akuzat ndaj presidentit Trump
Komisioni për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë, me shumicë demokratë, ka publikuar akuzat kundër presidentit Donald Trump, një lëvizje kyçe kjo drejt votës së mosbesimit (impeachment) ndaj tij.
Artikulli i parë i publikuar nga kreu i komitetit, Jerry Nadler, akuzon Trumpin për keqpërdorim të pushtetit dhe i dyti e akuzon atë për pengimin e Kongresit.
Presidenti është thënë se ka mbajtur peng ndihmën ndaj Ukrainës për arsye politike të brendshme.
Ai insiston se nuk ka bërë “asgjë të keqe” dhe e quajti tërë procesin si “çmenduri”.
Nëse Komisioni për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve voton për të aprovuar artikujt më vonë këtë javë, ato do t’i dorëzohen dhomës së ulët për një votim të plotë.
Nëse, nga ana tjetër, artikujt miratohen nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët do të zhvillohet një gjykim në kuadër të votës së mosbesimit ndaj Trump në Senat, ndoshta në fillim të janarit.