Publikohen audioincizimet origjinale mes shefit të BIA-së për Kosovë dhe ‘X’ personit që kishin bërë plan për të dërguar Thaçin e Veselin në Gjykatë Speciale

14 shtator 2023 | 14:24

Një profil me emrin Kujtim Kurti ka publikuar audioincizimet origjinale bruto mes shefit të BIA-së për Kosovë, Dimiq dhe një shqiptari që mediumi ‘Paparaci’ ia kishte vendosur nofkën ‘personi X’, duke mos dashur të ia zbuloj identitetin.

PËRGJIMET BRUTO ORIGJINALE:

Fatmir Sheholli, Ish-punëtor i Sigurimit Shtetëror të Kosovës – sektori i analitikes, në një intervistë për emisionin “20MIN+”(prodhim i kosovalive.net) të gazetarit Ridvan Berisha ka zbuluar emrin e shqiptarit që dëgjohet duke folur me shefin e BIA-së në audio-incizimin e publikuara nga mediumi ‘Paparaci’.

Sheholli tregon se personi që flet me shefin e BIA-së për Kosovë në përgjimet e ‘Paparacit’ është Halit Sahitaj që jeton në Spanjë, shkruan kosovalive.net

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…