Publikohen audiot e thirrjeve pasi u rrëzua helikopteri i Kobe Bryant
Shumë persona e kishin telefonuar Policinë e Los Angelesit pasi helikopteri i Kobe Bryant ishte rrëzuar në një kodër në Kalabasas, duke e lënë të vdekur ikonën e basketbollit, vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.
Sipas audio xhirimeve të publikuara të hënën nga Departamenti i Zjarreve të Policisë së Los Angelesit të hënën, disa telefonues kishin treguar se e kishin parë ose dëgjuar një aeroplan duke u rrëzuar rreth orën 9:45 të mëngjesit më 26 janar.
Njëri telefonues kishte qenë duke vrapuar nëpër atë kodër ku u rrëzua helikopteri i Bryant, Sikorsky S-76, dhe menjëherë e kishte telefonuar policinë, duke e ngatërruar megjithatë helikopterin me një aeroplan.
“Mund ta dëgjoj një aeroplan duke u rrëzuar, mendoj se ishte për shkak të shtresës së reve”, tha telefonuesi.
“Nuk mund ta shihja, por e dëgjova një goditje dhe pastaj gjithçka ishte e heshtur. Menjëherë pas kësaj fillova të shoh flakë”.
Një tjetër telefonues, që ishte në një market në Agoura Hills, kishte raportuar se një helikopter ishte rrëzuar në një mal. “Ne e dëgjuam atë dhe tani po i shikojmë flakët”, tha burri, i cili ishte rreth 400 metra larg vendit ku u rrëzua helikopteri.