
Publikohen dy fotografi të Princit më të ri
06 maj 2018
| 14:59
Janë publikuar dy fotografi të Princit më të ri të Britanisë së Madhe.
Njëra nga fotografitë tregon Louisin vetëm treditësh, ndërsa tjetra i përkëdhelur nga motra e tij, Princesha Charlotte. Ai ka lindur më 23 prill dhe ka shkuar në shtëpi në të njëjtën ditë.
Imazhet janë publikuar nga Princi William dhe gruaja e tij Kate, dukesha e Kembrixhit, vëllai i madh, Princi George nuk është në foto.