Publikohen emrat e kandidatëve për anëtar të KPM-së, të hënën nis përzgjedhja
Njohësja e mediave, Flutura Kusari ka konfirmuar se të hënën fillon procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.
Kusari përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar edhe listën me emrat e kandidatëve, përcjell Demokracia.com.
“Lista ka kandidatë të jashtëzakonshëm të cilët shpresoj shumë që do të bëhen anëtarë të KPM-së. Ka edhe militante e militanta, të cilët shpresoj që nuk bëhen. Nëse bëhen, na knej jemi”, tha ajo.
Postimi i plotë:
Të hënën fillon zyrtarisht procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media. Mbledhja konstituive e Komisionit ad hoc do të mbahet të hënën në ora:10:00, salla N-302.
Këta janë emrat e kandidatëve, të siguruar përmes kërkeses për qasje në dokumente publike.
Lista ka kandidatë të jashtëzakonshëm të cilët shpresoj shumë që do të bëhen anëtarë të KPM-së. Ka edhe militante e militanta, të cilët shpresoj që nuk bëhen. Nëse bëhen, na knej jemi.
Përbërjen e komisionit ad-hoc e gjeni në linqet më poshtë. Kush e kupton nga këto shkrime se kush do të kryesojë komisionin ad-hoc e ka nje cokollate të vogël, asi 20 centi, nga unë.