Publikohen fotografi nga dhoma e hotelit ku po qëndronte Liam Payne
Pas vdekjes së artistit të njohur, Liam Payne, në Buenos Aires, po dalin më shumë detaje.
Pak para se këngëtari të binte nga ballkoni i hotelit, 31-vjeçari raportohet se kishte konsumuar drogë në dhomën e tij.
Fotografitë e publikuara në gazetat argjentinase shfaqin pluhur të bardhë dhe letër alumini në një tavolinë.
Aty pranë vërehet një kapak i djegur i një kanaçeje, një produkt higjienik dhe qirinj.
Edhe përdorimi i drogës ka lënë gjurmë në tavolinë, teksa në fotografi duken disa sipërfaqe të djegura, shkruan 20min.
Dyshohet se drogë është konsumuar edhe në vaskë, pasi edhe aty vërehet një letër alumini dhe qirinj.
Liam Payne ishte duke qëndruar me pushime në Argjentinë, siç tregonin fotot në rrjetet sociale.
Ai qëndroi në suitën luksoze të hotelit “CasaSur Palermo”. Një foto tjetër tregon një televizor të shkatërruar dhe mbeturina në dysheme.
Rrethanat e vdekjes së tij po hetohen.
Zëdhënësi i agjencisë së sigurisë së Buenos Aires tha se Payne u hodh nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit.
Policia iu përgjigj një thirrjeje urgjente në të cilën raportohej për një “burrë agresiv” i cili pretendohet të ketë qenë nën ndikimin e drogës ose alkoolit.
Gazeta argjentinase “Clarín” publikoi thirrjen e urgjencës: “Po telefonoj nga hoteli CasaSur Palermo, kemi një mysafir që është nën ndikimin e drogës dhe po demolon të gjithë dhomën. Na duhet dikush që të vijë”, dëgjohet duke thënë recepsionistja e hotelit.