Publikohen fotografitë dhe të dhënat e disa prej autorëve të masakrës së Reçakut

15 janar 2020 | 15:21

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar sot disa dokumentacione dhe fotografi të autorëve të Masakrës së Reçakut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova nuk do të harroj asnjëherë këtë masakër të shtetit serb në Kosovë.

“Për rikujtim: Këta janë disa nga kryesit e masakrës së Reçakut.#Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, ka shkruar Zyberaj.

Publikimi i këtyre të dhënave nga Zyberaj vjen në 21 vjetorin e përkujtimit të një prej masakrave më të tmerrshme të kryer nga aparati shtetëror serb ndaj civilëve shqiptarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka publikuar ditën e sotme formacionin e vitit 2019,…