Publikohen fotografitë e dy personave që vdiqën mbrëmë në vetaksident

17 shtator 2023 | 08:18

Në një vetaksident në rrugën që lidh fshatin Sfeqël dhe Shajkovcin në Podujevë kanë vdekur dy persona. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe si pasojë e aksidentit është lënduar edhe një person i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje dhe me hetimin e shkaqeve të vetaksidentit janë duke u marrë hetuesit dhe njësiti i trafikut.

Ndërkohë mediet lokale të Podujevës kanë publikuar fotografitë e dy viktimave, njëri 42 vjeç, tjetri 28.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mot paksa më i ndryshueshëm parashihet në dy javët e…