Publikohen fotografitë e të arrestuarve për drogë në Shqipëri, ndër ta edhe Mujeci i LV-së

15 gusht 2023 | 15:13

Janë publikuar fotografitë e pesë personave të cilët janë kapur me 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

Janë publikuar fotografitë e të dyshuarve, të cilët janë arrestuar për transportim droge nga Kosova në Shqipëri.

Personat në foto janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija, të cilët u kapën me 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

Një nga të arrestuarit është Besnik Mujeci, asamblist i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia e tij ka konfirmuar se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj tij.

Operacioni antidrogë është finalizuar të hënën në mbrëmje në Tiranë.

Pesë personat, mes tyre dhe një vajzë 28-vjeçare, u kapën në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”.

Ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit.

Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë.

Përveç sasisë së lëndës narkotike, edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.

Dozat e drogës sintetike janë me ngjyrë kafe dhe kanë logon e markës së luksit, “Louis Vuitton”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton njihet jo vetëm si kampion në Formula 1…