Publikohen fotografitë e ushtarëve të KFOR-it që u lënduan në veri

29 maj 2023 | 19:00

Janë publikuar pamjet e ushtarëve të lënduar të KFOR-it në veri të Kosovës, pas përplasjes me serbët, të cilët eskaluan pak orë më parë.

Në fotografi shihen disa ushtarë të lënduar, të cilët i përkasin KFOR-it italian. Gjatë orëve të fundit, është raportuar se ka shumë ushtarë të lënduar të KFOR-it, të cilët u përballën me serbët në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Aty shihen edhe KFOR-i amerikan.

“Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar në kuadër të intervenimit kundër protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.” – ka shkruar REL.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të…