
Publikohen ftesat e dasmës së çiftit mbretëror
25 mars 2018
| 13:16
Pasi kanë zgjedhur vendin se ku do të zhvillohet ceremonia e dasmës së çiftit mbretëror, ata kanë bërë gati edhe ftesat e dasmës. Princi Harry dhe Meghan Markle ua kanë dërguar ftesat e dasmës 600 personave.
Ftesat u prodhuan nga Barnard dhe Westwood dhe janë të shkruara me ngjyrë të artë dhe të zezë. Ftesat përmbajnë edhe simbolin e tri puplave të princit të Wales. Dasma mbretërore do të mbahet më 19 maj.