Publikohen inicialet e terroristëve të vrarë në Banjskë, vijnë nga Leposaviqi e Zveçani

25 shtator 2023 | 14:51

Janë bërë të ditura inicialet e terroristëve serbë të vrarë dje në Banjskë, të cilët vdiqën për pjesëmarrjen e tyre në sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e një polici të Kosovës dje në fshatin Banjskë, afër Mitrovicës së Veriut.

Siç kanë thënë banorët e asaj zone për Danas, ata janë banorë vendas, serbë vendas nga veriu i Kosovës.

Në një përplasje zjarri, të vrarë kanë mbetur I.M dhe B.M nga Leposaviqi, si dhe S.N nga Zveçani, derisa sulmuesi i cili u gjet sot, nuk i ka pasur me vete dokumentet e identifikimit.

Trupi i pajetë i sulmuesit të katërt që është gjetur sot, u gjet rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.

“Jemi duke bërë përpjekje ta identifikojmë atë për momentin, pasi nuk kishte dokumente identifikimi me vete”, tha prokurori Naim Abazi.

Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se Policia e Kosovës po vazhdon aksionin në kërkim të sulmuesve tjerë të vrarë, për shkak se ekzistojnë dyshimet se ka edhe trupa tjerë përreth.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andre Onana po e zhgënjen Manchester Unitedin, me portierin kamerunas…