Publikohen mesazhe, Vetëvendosje keqpërdor nxënësit e klasave të 12-ta për fushatë

06 shkurt 2021 | 22:13

Disa biseda janë duke u shpërndarë në rrjete sociale, ku po tregohet se Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka thirrur në takim nxënësit e klasave të 12-ta.

Sipas disa bisedave që po publikohen në rrjete sociale, tregohet një lajmërim që e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje për nxënësit e klasave të 12-ta. Sipas njoftimit, thuhet se Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu kanë mbajtur takim me nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda”. “Nesër prej ores 13:00, në zyret qëndrore të LVV, të ministria e arsimit, do të mbahet takimi i Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Liburn Aliut me nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda”, thuhet në shkrim, derisa tregohet se ushqimin për nxënësit e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje.

“Ushqimi ka me qene prej Levizjes, edhe ish kone shum mire me ardh sa ma shume veta. Takimi ka me qene joformal nforme te bashkbisedimit e jo si tubim. E di qe ju kemi lajmeru ne moment t’fundit sorry, please nese muneni me shpernda ngrupe tklases. Kush osht i interesum munen me na kontaktu mu ose …” thuhet tutje. Ky njoftim, sipas publikimeve, po shpërndahet në rrjetin social Instagram, Facebook dhe Viber.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Haliti, kandidat për deputet nga lista e PDK-së, është…