Publikohen pamje të reja të aksidentit në Prizren ku vdiqën 3 persona
Tre persona humbën jetën në një aksident të ndodhur të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova”. Tre të rinjtë, Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, u goditën për vdekje gjatë një garë shpejtësie në autostradë. Arlind Syla dhe Irfan Hoti janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.
Pamje të reja nga momenti i aksidentit janë publikuar nga Qamil Hoti, vëllai i Irfan Hotit. Ai ka shkruar në rrjetet sociale se garën nuk e organizoi vëllai i tij, por u organizua në një grup në Facebook nga pronari i makinës “Golf 5”. Nue Bibaj kishte kërkuar që Irfan Hoti ta voziste veturën e tij, dhe pas një insistimi të ndjerit Nue Bibaj, Irfan pranoi që ta ngiste makinen e tij.
Qamil Hoti ka mohuar raportimet se Irfan Hoti i është afruar makines tjetër dhe i ka penguar qarkullimin, duke shkruar se kjo nuk është e vërtetë. Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve në lidhje me këtë rast, ku tre këmbësorë humbën jetën si pasojë e garës mes dy veturave në Prizren.