
Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Veternik (video)
11 tetor 2024
| 15:50
Është publikuar një video nga momenti i aksidentit në hyrje të Prishtinës.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga portali KosovaNews, kamioni e humb kontrollin dhe del nga njëra korsi, në tjetrën. Në korsinë tjetër, kamioni përplaset me disa vetura të cilat po lëviznin në krahun e kundërt.
Policia e Kosovës tha sot se 11 persona janë lënduar si pasojë e aksidentit. Gjithsej, 11 vetura dhe kamioni janë përfshirë në këtë aksident.