Publikohen pamjet e arkivolit me trupin e Faton Hajrizit, po transportohet drejt Kosovës
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë është brenda automjetit të kompanisë kosovare e cila po bën transportimin e kufomës nga Serbia në Kosovë.
Portalimagazina ka raportuar se ekipi kosovar që po merret me trupin e pajetë të Fatonit, tashmë është nisur nga morgu në drejtim të Beogradit e më pas do të vazhdojë rrugën për në Kosovë. Për shkak të specifikave të rastit, ende nuk dihet se në çfarë kohe mbërrijnë në Merdare trupi i të riut kosovarë që humbi jetën në Serbi.
Megjithatë PortaliMagazina ka siguruar fotografinë dhe videon e arkivolit që mban brenda trupin e Faton Hajrizit të cilën në Kosovë është duke e sjellur kompania “Funerali” që bën transportimin e kufomave. Hajrizi, që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.
Pas rreth 40 orësh kërkimesh, Faton Hajrizi është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe.
Pas vrasjes së tij mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se ai i rezistoi arrestimit duke shkrepur 9 plumba në drejtim të policisë serbe.