Publikohen pamjet e bastisjes ku u vra al-Baghdadi (Video)

31 tetor 2019 | 15:02

Ushtria amerikane ka publikuar pamjet e para të sulmit në veri të Sirisë që rezultuan me vdekjen e udhëheqësit të grupit të Shtetit Islamik (IS).

Këtu shihen trupat ushtarake në përleshje të armatosur me militantët në tokë përderisa lëviznin në drejtim të kompleksit ku Abu Bakr al-Baghdadi ishte fshehur.

Baghdadi iku në një tunel dhe vrau veten duke shpërthyer një jelek vetëvrasës.

Pas bastisjes kompleksi u shkatërrua me municione.

Kreu i Komandës Qendrore të ShBA-së,  gjenerali Kenneth McKenzie, ka thënë se ndërtesat e shkatërruara u lanë me pamje si të ishin “një parking i shkatërruar me plot gropa”.

Gjenerali McKenzie ka thënë se dy fëmijë kishin vdekur me Baghdadin në tunel, dhe  jo tre siç ishte raportuar më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur takimi i rregullt javor për koordinim lokal të…