Publikohen pamjet e helikopterit ku humbi jetën ministri i Brendshëm ukrainas

19 janar 2023 | 08:28

Këto mbetje janë të helikopterit që ra mëngjesin e djeshem në periferi të Kievit, me të cilin udhëtonin ministri i brendshëm ukrainas Denis Monastirski, zëvendësi i tij, sekretari i shtetit dhe 6 pjesëtarë të tjerë të ministrisë që ai drejtonte.

Monastirski është mes 14 viktimave që shkaktoi rënia e helikopterit mbi një çerdhe fëmijësh, duke vrarë edhe 1 të mitur. Autoritetet korrigjuan shifrat pasi në fillim raportuan për 18 viktima. 29 të tjerë u plagosën nga të cilët 15 fëmijë.

Tragjedia ndodhi në lagjen periferike lindore Brovari, në rrethana ende të paqarta.

Helikopteri i emergjencave civile që duket në këto filmime pak minuta para aksidentit, ishte nisur nga Kievi drejt zonave të luftës me rusët në lindje të Ukrainës. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, por deri tani askush nuk ka fajësuar rusët. Kreu i shërbimit sekret ukrainas tha se po hetohen të gjitha pistat, nga sabotimi, defekti teknik apo shkelja e rregullave të fluturimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do…