Publikohen pamjet ku shihen personat e maskuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak

06 shtator 2024 | 23:50

Persona të maskuar janë parë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak, mbrëmjen e 6 shtatorit. Kjo pikë kufitare tashmë është mbyllur për qarkullim. 

Në pamjet që ka publikuar Radio Evropa e Lirë shihen personat e maskuar, derisa në afërsi të këtij pikëkalimi shihen edhe disa karrige e drunj të vendosur në mes të rrugës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e ka quajtur humbjen 3-0…