Publikohen pamjet, momenti kur motrat Berisha sulmojnë fizikisht modelen Klea Prenga

26 gusht 2024 | 15:36

Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentin kur Klea Prenga u sulmua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha.

Përleshja e tyre ishte incizuar nga kamerat e sigurisë në lokalin ku po konsumonte kafe modelja Prenga.

Siç shihet përmes pamjeve, dy motrat po zbrisnin nga shkallët për të shkuar tek vendi ku po qëndronte ulur modelja.

Mariela ishte e parë që shkonte drejt tavolinës, duke u ndjekur edhe nga Antonela.

Ato fillimisht e lagën me një gotë ujë, pastaj filluan ta sulmojnë fizikisht. Në ato momente, klientët e lokalit ndërhynë për t’i ndarë, raporton TCH.

Në një çast duket Antonela, që edhe pasi e largojnë merr një send nga një tavolinë dhe tenton të godasë Klean, por e ndalon motra, Mariela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  (ShBA) në Kosovë,…