Publikohen pamjet, Oliver Ivanoviqi duke dalë nga banesa pak para se të vritej

30 tetor 2023 | 12:09

Në gjykimin për vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, në seancën e së hënës është bërë shikimi i një video-incizimi të kamerave, ku shihet i ndjeri Ivanoviq duke dalë nga ndërtesa ku banonte, pak minuta para vrasjes së tij.

Në pamje shihet se pak para se dalë Ivanoviq nga ndërtesa kalojnë dy vetura në atë rrugë, ku njëra nga veturat e tipit “Opel Astra” ishte pa targa, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtë video-incizim e ka propozuar të shikohet mbrojtësi i të akuzuarit Marko Roshiq, avokatit Mahmut Halimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr.Shqiptar Demaçi si asnjëherë më parë, në një rrëfim të…