Publikohen rezultatet e para nga zgjedhjet presidenciale në Kroaci

29 dhjetor 2024 | 20:03

Në Kroaci janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet e teta presidenciale dhe tashmë janë publikuar exit-poll e para për tetë kandidatët sa janë në garë.

Mediat kroate bënë të ditur se garën e prin presidenti aktual Zoran Milanoviq (SDP) me 51.5%.

Pas tij vjen Dragan Primorac me 19.29%.

Marija Selak Raspudiq (e pavarur) renditet e treta me 8.84%.

Më pas vijnë Ivana Kekin me 8.33%, Tomislav Jonjiq me 3,99%, Miro Bulj me 3.48%, Branka Lozo me 2.56% dhe Karteli Niko Tokiq me 0.80%

Pjesëmarrje më të lartë të votuesve pati në Varazhdinska, ndërsa më e ulëta ishte në Vukovarsko-Sriemsko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar në…