Publikohen rezultatet e testeve të skuadrave të Premierligës për COVID-19

19 maj 2020 | 17:44

Premierliga ka konfirmuar se gjashtë persona kanë dalë pozitiv në koronavirus nga 748 testet e bëra më 17 dhe 18 maj për lojtarët dhe stafin e klubeve.

Këto gjashtë rezultate pozitive, vijnë nga tri skuadra të ndryshme. “Premierliga sot mund të konfirmojë se të dielën më 17 maj dhe të hënën më 18 mauj, 748 lojtarë dhe stafet e klubeve janë testuar për COVID19. Nga këto, gjashtë kanë dalë pozitive dhe janë nga tre klube. Lojtarët dhe stafi i klubeve që kanë dalë pozitiv, tani do të izolohen për një periudhë prej 7 ditësh”.

Premierliga tutje bën të ditur se asnjë emër i të prekurve me COVID-19 nuk do të bëhet i ditur.

Këto testime vijnë kur në Angli po punohet shumë për rikthimin e futbollit, edhe pse jo pak lojtarë janë deklaruar kundër, duke thënë se ndjehen të frikësuar për të luajtur derisa nuk ekziston një vaksinë për koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e…