Publikohen rezultatet për shkarkimin e Bashës

19 dhjetor 2021 | 16:37

Komisioni i i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, pjesë e lëvizjes së Sali Berishës brenda Partisë Demokratike ka publikuar rezultatin përfundimtar në lidhje me pjesëmarrjen dhe votimin me referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës një ditë më parë.

Sipas këtij komisioni në procesin e votimit kanë marrë pjesë 43 879 anëtarë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Ndërkohë sipas tyre, pro shkarkimit kanë votuar 43 385 anëtarë.

“Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fan Club BB VIP – Dj PM ka zbuluar ditën…