Publikohen shifrat e të vdekurve dhe të plagosurve nga bombardimet e fundit në Kharkiv

28 shkurt 2022 | 16:55

Granatimet e fundit në qytetin Kharkiv kanë lënë të vdekur një grua dhe 31 të plagosur.

Lajmin e ka bërë me dije Këshilli i qytetit ukrainas.

Të plagosurit janë 15 ushtarakë dhe 16 civilë, sipas këshillit të qytetit. Gjatë ditëve të fundit, janë regjistruar 44 të plagosur, përfshirë 20 ushtarakë dhe gjithsej shtatë të vrarë.

Shtatë viktimat përfshijnë dy ushtarakë dhe pesë civilë.

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur me suksese një avancim rus, të dielën në fushën ajrore strategjike pranë Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka qenë nën sulm pothuajse të vazhdueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja numër një e Rusisë, Anastasia Pavlyuchenkova, ka bërë thirrje…